image Sërish tërmet në Tiranë, ndihen lëkundje të forta

Rajon

Shqipëri/ Sërish tërmet në Tiranë, ndihen lëkundje të forta

news image

Tirana është goditur nga një tërmet para pak minutave.

Sipas raportimeve të mediave të Shqipërisë, lëkundjet kanë qenë të forta, teksa epiqendra e tërmetit ishte në Bulqizë.

Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 3.6 ballë janë regjistruar në orën 10:10 të mëngjesit.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në perëndim të qytetit të Bulqizës dhe me thellësi 10 kilometra./Gazeta Sinjali/