Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përfunduar me sukses turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në Amerikën e Veriut.
Ajo do të ketë pushim deri më 28 korrik, ku më pas do të vazhdojë turneun në disa shtete të Evropës.
Pak javë pas rastit famëkeq, kur ajo u godit në skenë me një telefon, një tjetër incident ka ndodhur në koncertin e 33-vjeçares.
Tani ajo është detyruar që në një moment të ndërpresë një nga koncertet e saj të fundit, kur një fanse në turmën përpara skenës, filloi të mos ndjehej mirë.
Fansja mesa duket po kalonte në një atak paniku, derisa interpretuesja e hitit “I’m A Mess” i ka lutur të gjithë që të mbajnë qetësi.
Ajo tha se nuk do ta vazhdojë interpretimin e saj, deri sa gjendja e fanses të përmirësohet.
@jbbsfs2021 Bebe Rexha is a queen!!!! #beberexha #concert #beberexhaconcert #mentalhealth #beberexhafan ♬ original sound – JBBSFS