image Sërish sherr në lokalin ‘Indica’ në Prishtinë, 24-vjeçari kërcënon një person me armë zjarri

Siguri

Sërish sherr në lokalin ‘Indica’ në Prishtinë, 24-vjeçari kërcënon një person me armë zjarri

news image

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Personat e armatosur shpesh herë ato i përdorin për të kërcënuar ata me të cilët kanë telashe, por ka raste që përpos që i frikësojnë, i shkrepin ato dhe gjithçka përfundon tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundi në lokalin ‘Indica’ në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ku një i ri dyshohet se ka kërcënuar seriozisht një person.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se për shkak që i dyshuari ka përmendur edhe një armë zjarri, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, por që nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

24-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

Kujtojmë që edhe më parë Sinjali ka raportuar për ngatërresat që kanë ndodhur në lokalin në fjalë.

/GazetaSinjali/