image Seria A rikthehet sot me ndeshje intereante

Futboll

Seria A rikthehet sot me ndeshje intereante

news image

Liga e Italisë e njohur ndryshe edhe si Serie A, rikthehet sot me disa ndeshje interesante, ku në kuadër të programit të ditës së mërkurë do të zhvillohen ndeshjet si Milan me Lazio, Verona me Inter dhe Napoli me Torinon, shkruan Sinjali Sportiv.

Ndeshja më interesante do të luhet në “San Siro” ku Milan pret skuadrën e Lazios.

Pas 13 xhirosh, “Rossonerët” janë në krye të tabelës, respektivisht në vendin e parë, ku kanë regjistruar nëntë fitore dhe katër barazime, kështu duke arkëtuar gjithsej 31 pikë.

Në anën tjetër, Lazio pozicionohet në pozitën e tetë me gjashtë fitore, tri barazime dhe katër humbje, me gjithsej 21 pikë të grumbulluara.

Programin e plotë të ndeshjeve në Serie A e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

18:30 Hellas Verona (9) – Inter (2) (Stadiumi Marcantonio Bentegodi)

20:45 AC Milan (1) – Lazio (8) (Stadiumi San Siro)

20:45 AS Roma (5) – Cagliari (13) (Stadiumi Olimpico)

20:45 Bologna (14) – Atalanta (7) (Stadiumi Centro Tecnico Niccolò Galli)

20:45 Napoli (3) – Torino (19) (Stadiumi Diego Armando Maradona)

20:45 Sampdoria (10) – Sassuolo (6) (Stadiumi Luigi Ferraris)

20:45 Spezia (17) – Genoa (20) (Stadiumi Alberto Picco)

20:45 Udinese (11) – Benevento (12) (Stadiumi Friuli)

/Sinjali Sportiv/