image Serie A/ Juventus kërkon me çdo kusht t’u rikthehet fitoreve

Futboll

Serie A/ Juventus kërkon me çdo kusht t’u rikthehet fitoreve

news image

Serie A rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 15 të sezonit 2021/22.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes skuadrës së Salernitanas dhe Juventusit, ku ky i fundit do të kërkojë me çdo kusht t’u rikthehet fitoreve, pas humbjes minimale 1:0 kundër Atalantas.

Po ashtu, ndeshje do të zhvillojë edhe skuadra e Atalantas, e cila e pret në shtëpi skuadrën të sapo inkuadruar në ligë Venezian.

Momentalisht, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Juventus zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 21 pikë, aq sa kanë edhe Fiorentina në vendin e gjashtë, Lazio në të tetin dhe Bologna në të nëntin.

Programi i plotë i ndeshjeve të sotme në Serie A:

18:30 Atalanta – Venezia (Stadiumi Gewiss).

18:30 Fiorentina – Sampdoria (Stadiumi Artemio Franchi).

20:45 Salernitana – Juventus (Stadiumi Arechi).

20:45 Verona – Cagliari (Stadiumi Marc’Antonio Bentegodi)./Gazeta Sinjali Sporti/