image Xhaka po mendon vetëm për Romën - Sinjali

Xhaka po mendon vetëm për Romën

news image

Granit Xhaka duket se do të largohet nga Arsenali dhe mesfushori raportohet se është afër një transferimi te Roma, sipas La Gazzetta dello Sport. 

Futbollisti me prejardhje kosovare po mendon vetëm për Romën dhe do të synojë me çdo kusht kalimin në kryeqytetin italian.

Gazeta raporton se mesfushori zviceran po i kërkon Arsenalit që ta lejojë atë të largohet këtë verë dhe të lidhet me Jose Mourinhon. 

Arsenali po kërkon 20 milionë euro, ndërsa skuadra e Serie A ka ofruar vetëm 15 milionë.

Xhaka erdhi në Arsenal në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbach dhe u bë një nga lojtarët kyç të “Topçinjve”.  /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin