image Rrahmani gjithnjë e më afër rikthimit, i bashkohet ekipit në stërvitje

Futboll

Rrahmani gjithnjë e më afër rikthimit, i bashkohet ekipit në stërvitje

news image

Napoli e ka marrë një lajm të mirë sot. Amir Rrahmani më në fund i është bashkuar ekipit në stërvitje, njoftojnë mediat italiane.

Qendërmbrojtësi kosovar ka munguar prej një kohe të gjatë, ndërsa ishte dëmtuar në ndeshjen me Cremonesen.

Sidoqoftë, Rrahmani e ka lënë prapa krahëve tërheqjen muskulore dhe tashmë është gati për sfidat e reja.

Trajneri Luciano Spalletti pret që ta ketë në dispozicion njërin prej liderëve të tij për ndeshjen e 4 janarit ndaj Interit në kampionat.

Rrahmani është pjesë e rëndësishme e napolitanëve këtë sezon, të cilët kryesojnë në Serie A dhe po iu ecin punët mjaft mirë edhe në Ligën e Kampionëve.

/GazetaSinjali/