image Serbia vazhdon t'i bllokojë kamionët nga Kosova

Kosovë

Njoftim/ Serbia vazhdon t’i bllokojë kamionët nga Kosova

news image

Bllkomi i kamionëve tregtarë të cilët shkojnë drejt Serbisë edhe gjatë ditës së sotme po bllokohen në kufi.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se Serbia po vazhdon me bllokimin e kamionëve tregtar.

“Përveç kamionëve me origjinë nga Kosova, Serbia po bllokon edhe kamionët me origjinë nga vendet e tjera, por që shfrytëzojnë Republikën tonë si rrugë tranzit”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Ahmeti më tej ka thënë se bllokimet e tilla janë shkelje e marrëveshjeve rajonale.

https://www.facebook.com/kreshnik.ahmeti.98/posts/10157317196242712

Një bllokim i tillë u bë edhe gjatë ditës së djeshme, por që Serbia ende nuk ka treguar se pse po ndodh kjo gjë./Gazeta Sinjali/