image Serbia reagon për serbin që u arrestua nga Policia e Kosovës, pretendon se s’ka qenë në luftë

Sociale

Serbia reagon për serbin që u arrestua nga Policia e Kosovës, pretendon se s’ka qenë në luftë

news image

Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë njoftuar se kanë ndaluar një person të dyshuar për krime lufte në Kosovë. Personi i dyshuar është mashkull/serb (S.N.) viti i lindjes 1964 në komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e personit të dyshuar për krime lufte.

Për këtë arrestim ka reaguar ashtuquajtura zyrë serbe për Kosovën, e cila sipas “Kosovo-Online”, ka publikuar emrin e të arrestuar për të cilin thuhet se është Slavisa Nedeljkovic nga një fshat afër Vushtrrisë.

“…baba i dy fëmijëve që ka jetuar dhe punuar Cacak si inspektor tatimor për dekada, u dërgua në Jarinjë pasi u ndalua në stacionin policor në jugë të Mitrovicës, dhe më pas u dërgua në Prishtinë.” – thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, zyra e drejtuar nga Petar Petkoviq pretendon se kjo nuk është hera e parë që dikush që ka vizituar shpesh Kosovën viteve të fundit, “u bë interes i prokurorëve në Prishtinë për shkak të krimeve të lufte, dhe se Nedeljkovic u akuzua për krime lufte, edhe pse nuk ishte kurrë në polici apo forca ushtarake”.

Ndërkohë, të shtunën Policia e Kosovës njoftoi që S.N dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile në Vushtrri gjatë viteve 1998-1999.

“Personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.” – thuhet në fund të njoftimit.

/GazetaSinjali/