image Serbia i njeh kufijtë e Kosovës, Grenell ia lë meritat presidentit Trump

Kosovë

Serbia i njeh kufijtë e Kosovës, Grenell ia lë meritat presidentit Trump

news image

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Serbi-Kosovë, Richard Grenell, e ka falënderuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për zgjerimin e pikës kufitare në Merdare me Kosovën, transmeton Gazeta Sinjali.

Richard Grenell në një postim të tij në Twitter falënderon presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për bashkëpunim në zgjerimin e pikës kufitare në Merdare.

”Hap i madh. Falë Donald Trump, Serbia po e bën operacionale pikën kufitare në Merdare. Faleminderit Aleksandar Vuçiq”, shkruan Grenell.

Ndërsa, edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey në një postim e quajti si lajm të madh vendimin e autoriteteve serbe për të zgjeruar pikën kufitare Merdare.

“Lajm i madh! Duke vendosur personelin e saj në Merdare, Serbia do të ndihmojë në rritjen e tregtisë dhe tregtisë rajonale, e cila është në zemër të marrëveshjeve të 4 shtatorit të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për prosperitet dhe stabilitet, ”shkroi Godfrey. /Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1316040765571846144