image Serbia aktivizon edhe aeroplanët, pamje teksa fluturojnë afër Jarinjes

Siguri

Serbia aktivizon edhe aeroplanët, pamje teksa fluturojnë afër Jarinjes

news image

Një ditë pasi tre helikopterë të Ushtrisë serbe kanë fluturuar afër kufirit me Kosovën, në Jarinje, sot raportohet se janë aktivizuar edhe disa aeroplanë ushtarakë.

Kështu raporton “Kosovo-Online” ku janë publikuar edhe disa pamje.

Kujtojmë se pas sulmeve që ndodhën në Zveçan e Zubin Potok, ndaj institucioneve të Kosovës, reagoi edhe kryeministri Kurti.

“Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar” ka thënë ndër të tjera Kurti në reagim.

/GazetaSinjali/