image Serbi i talentuar i Kosovës befason me deklaratën për mediumin serb

Futboll

Flamurtari/ Serbi i talentuar i Kosovës befason me deklaratën për mediumin serb

news image

Talenti i ri i Flamurtarit ka folur për mediat serbe pas pranimit të ftesës nga Kombëtarja e Kosovës, gjë që iu kushtoi edhe prindërve të tij që mbetën pa punë.

Ilija Iviq bëri bujë të madhe në mediat serbe pas lajmit se pranoi të përfaqësonte Kosovën në nivel kombëtaresh.

Së fundi në një intervistë për një medium serb, ai deklaroi se kishte punuar që nga mosha gjashtë vjeçare në një klub të vogël lokal në Graçanicë, dhe se te Flamurtari i Prishtinës ka stërvitur për tri vjet dhe është pritur mirë.

“Ndihem shumë normal, ndihem si në shtëpi”, iu tha Iviq atyre.

I pyetur se si reagoi kur ishte ftuar të luante për Kombëtaren e Kosovës, Iviq u përgjigj se ishte i lumtur.

“Sinqerisht, isha shumë i lumtur sepse dikush po ma vlerësonte punën e palodhur dhe përkushtimin tim. Ishte fenomenale. Si mund të ndihet një lojtar futbolli kur merr një telefonatë nga një kombëtare?”, tha Iviq.

Më pas, talenti i ri deklaroi edhe se nuk i interesonte aspak politika, por vetëm futbolli kur u pyet se si kishte reaguar pas bujës së madhe që ishte bërë në mediat serbe.

Ai po ashtu ka treguar se shokët e tij të klasës në Graçanicë e mbështesin më së shumti për vendimin e marrë.

“Nëna m’u pushua nga puna, ndërsa babai u kërcënua se do të pushohej. Vetëm nëna m’u pushua nga puna”, tha Iviq.