image Serbi i dehur i godet me veturë dy shqiptarë në Novobërdë, njëri vdes

Kosovë

Tragjike/ Serbi i dehur i godet me veturë dy shqiptarë në Novobërdë, njëri vdes

news image

Një shqiptar ka vdekur, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore pas një goditje që erdhi nga një automjet, të cilin e voziste një serb.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ndërsa me gjithë tretmanin mjekësor në spitalin e Gjilanit, shqiptari ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se serbi që po e voziste veturën ishte nën ndikimin e alkoolit. Pas aksidentit ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërsa trupi i pajetë i shqiptarit, me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/