image Serbi fut 5 euro në mesin e dokumenteve të udhëtimit, arrestohet - Sinjali

Serbi fut 5 euro në mesin e dokumenteve të udhëtimit, arrestohet

news image

Dje rreth orës 15:25 në pikën kufitare në Vërmicë Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, i dyshuari kishte futur 5 euro në mesin e dokumenteve të udhëtimit.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHËNJE E RYSHFETIT /PKK- Vërmicë, 24.02.2022 – 15:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€ . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin