image Serbët fillojnë të kthehen pas votimeve, pritjet në kufi deri në 70 minuta

Politikë

Serbët fillojnë të kthehen pas votimeve, pritjet në kufi deri në 70 minuta

news image

Serbët e Kosovës të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhjet serbe në Serbi, kanë filluar të kthehen në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, situata në pikat kufitare tek Dheu i Bardhë, Jarinje e Bërnjak, paraqitet me pritje minimum deri në 20 minuta.

Në Bërnjak, pritjet për të hyrë në Kosovë nga Serbia janë prej 20 deri në 30 minuta.

Në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë prej 45 minuta deri në një orë, ndërsa situatë më e rënduar paraqitet tek pika kufitare në Jarinje, ku pritjet janë prej një orë deri në 70 minuta.

Sot, në Serbi po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ndërsa serbët e Kosovës janë detyruar që të shkojnë të votojnë në territorin serb, pasi një gjë e tillë nuk u lejua nga Qeveria e Kosovës.

/GazetaSinjali/