image Serbët e dorëhequr në Kosovë do vijojnë të paguhen nga Beogradi

Politikë

Serbët e dorëhequr në Kosovë do vijojnë të paguhen nga Beogradi

news image

Zyrtarët e Listës Serbe, të cilët më 5 nëntor dhanë dorëheqjen nga institucionet e Kosovës, nuk do të mbeten pa paga.

Sipas Radio Evropa e Lirë, pavarësisht dorëheqjes këta zyrtarë do të vijojnë të paguhen nga institucionet e Serbisë.

Madje, pagat që marrin nga Serbia ata i kanë deklaruar dhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës për vitin 2022.

Ndër të tjera, presidenti Aleksandër Vuçiq në Twitter shkroi se Serbia do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullin e saj.

“Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen, do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë”.

/GazetaSinjali/