image Senatori amerikan pas takimit me Kurtin: Angazhimi i ShBA-së ndaj Kosovës është më krucial se kurrë

Politikë

Senatori amerikan pas takimit me Kurtin: Angazhimi i ShBA-së ndaj Kosovës është më krucial se kurrë

news image

Senatori amerikan, Bob Menendez, i cili është edhe udhëheqës i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, është deklaruar për pritjen që i ka bërë dje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Kongres.

Përmes një postimi, Menendez ka dhënë zotime të forta për angazhimin e ShBA-së për sigurinë e Kosovës dhe rajonit.

“Kisha nderin të prisja kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. I shpreha zotimet e palëkundura për sigurinë e Kosovës dhe shqetësimet e lidhura me veprimet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Angazhimi i SHBA-së ndaj Kosovës dhe rajonit është më krucial se kurrë”.

Ndërsa, Kurti pas takimit ka folur për temat kryesore që u folën gjatë këtij diskutimi.

“Përkushtimi afatgjatë për siguri dhe paqe i Republikës së Kosovës, si dhe rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO, ishin temat kryesore në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me senatorin amerikan, Bob Menendez, njëherit Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë”.

/GazetaSinjali/