Senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tilli kanë vizituar NATO’n pasi deklaruan se Kosova duhet të anëtarësohet sa më shpejt në NATO.
Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith ka thënë se mbështetja e Kongresit për NATO-n tregon angazhimin e SHBA-së ndaj aleatëve transatlantikë.
“Faleminderit senatorë@ChrisMurphyCT, SenatorShaheen&@SenThomTilli për vizitën e NATO-s në këtë kohë kritike dhe për udhëheqjen tuaj për çështjet e NATO-s në Senatin e SHBA. Mbështetja e fortë dypartiake e Kongresit për NATO-n nënvizon angazhimin e SHBA ndaj aleatëve tanë transatlantikë”, shkroi Smith në twitter.
Kujtojmë se dje senatori Murphy dje mbajti një konference të përbashkët me kryeministri Albin Kurti në Prishtinë, ku tha se Kosova duhet të anëtarësohet sa më shpejt në NATO.
“Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat e përbashkëta për të vazhduar proceset e interesuara të Kosovës për t’iu bashkuar si NATO-s, ashtu edhe BE-së. Natyrisht kemi të bëjmë me procesin për NATO dhe tash është më urgjente se kurrë që të sigurojmë që shtetet si Kosova të kenë mbrojtje dhe të gëzojnë mbrojtje”, u shpreh ai.
Murphy po ashtu shtoi se Kosova ka qenë vendi më përkrahës në rajon për sanksione kundër Rusisë.