Efektivi i policisë Agim Osmani, i arrestuar për aferat me ndërtimet në Durrës ka përfunduar në spital ditën e sotme edhe pse duhet të priste masën e sigurisë nga gjykata.
Osmani i arrestuar gjatë operacionit të SHÇBA është ndjerë keq në sallën e gjyqit dhe për këtë është dashur ndërhyrja e bluzave të spitalit të Durrësit.
Sipas burimeve, Osmani ka shfaqur aritmi zemre. Një ambulancë ka mbërritur në ambientet e gjykatës, ku po zhvillohet gjyqit për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Abuzuesit” dhe më pas Osmani është dërguar në spital.