image Seminari për gjuhën mbledh në Prishtinë albanologë ndërkombëtarë

Kosovë

Seminari për gjuhën mbledh në Prishtinë albanologë ndërkombëtarë

news image

Prej 19 deri 30 gusht në Prishtinë, do të mbahet edicioni i 38-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Sipas njoftimit të drejtorisë së seminarit, edhe sivjet do të organizohen kurset e gjuhës shqipe për seminaristët e huaj në tri nivele, ligjërata për letërsinë dhe kulturës shqiptare, referime, tryeza shkencore e aktivitete tjera për albanologjinë.

Ndërsa sesionet shkencore të seminarit do të mbahen në dy ditët e fundit të Seminarit, më 29 dhe 30 gusht.

Tashmë janë caktuar edhe temat bosht të sesioneve shkencore, ku nga letërsia sivjet është caktuar tema “Si ëndërrohet në letërsinë shqipe”, nga sesioni i gjuhësisë, “Struktura e shqipes aktuale” ndërkaq nga sesioni i kulturës, “Rrjetet sociale, politika dhe etika”.

Kjo ngjarje shkencore, organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974. /Sinjali/