Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka thënë se u ka munguar fati në humbjen nga Jordania.
Dardanët u mundën 0-2 nga Jordania në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vazhduar kështu ecuria negative.
Edhe Selmani, si selektori tha se Kosovës i mungoi fati.
Selmani në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë prej minutës së 62-të duke e zëvendësuar Milot Rashicën.
“Në këtë ndeshje nuk patëm fat pasi nuk arritëm të shënojmë asnjë gol përkundër rasteve të shumta që i patëm. Ka ndeshje që shënojmë shumë, por sot nuk mundëm”, ka thënë shkurt Selmani.
“Me Muriqin po përshtatem, ai është lojtar i mirë dhe besoj se mund të shënojmë shumë gola bashkë, mund të asistojë për të”.
“Kemi lojtar shumë të mirë, gjenerata të reja janë edhe më të mirë. Duhet të punojmë, bashkë mund të arrijmë gjithçka”.
Pas kësaj ndeshje miqësore, Kosova do të luajë tani me Greqinë.
Selmani tha se do të punojnë shumë këto ditë që të dielën të ndërrojnë fytyrën. /Gazeta Sinjali Sporti/