Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se shpreson që deklarata e kryeministrit, Albin Kurti, të jetë një analizë e dobët e ngjarjeve që kanë ndodhur.
Kurti i është përgjigjur deklaratave të fundit të djalit të presidentit amerikan, Donald Trump, për kthim të trupave amerikane që ndodhen në Kosovë, duke thënë se trupat nuk do të largohen për shkak të taksës, por për shkak se Trump ka dëshirë që të kthejë të gjitha trupat që i ka jashtë vendit.
“Uroj që të mos jetë reagim i qëllimshëm kjo që po thotë Kurti. Shpresoj të jetë analizë e hershme dhe e dobët e ngjarjeve”, ka thënë Selmanaj.
Tutje ai ka thënë se dallimet mes LDK-së dhe VV-së për raportet me SHBA-në janë të thella.
“Për raportet me SHBA-në kemi diversitet të thellë me VV-në”, thotë ai.
Ndërkohë ai ka kritikuar qasjen e VV-së ndaj SHBA-së duke thënë që nuk e kupton pse VV-ja ka zgjedhur të dërgojë letra tek zyrtarët amerikanë e jo të udhëtojë vetë e të bisedojë me përfaqësuesit e SHBA-së. /Gazeta Sinjali/