image Selmanaj - opozitës: Na akuzonit për ndarje të vendit, tani kërkoni edhe tokë të Serbisë

Kosovë

Selmanaj – opozitës: Na akuzonit për ndarje të vendit, tani kërkoni edhe tokë të Serbisë

news image

Zëvendëskryeministri i Qeverisë Hoti, Driton Selmanaj, ka thënë se kjo qeveri e ka gjetur Kosovën të izoluar, të pasigurtë, shumë fragjile dhe pa fije dinjiteti.

Ai thotë se në fillim opozita i ka akuzuar për ndarjen e vendit, ndërsa tash, sipas tij, kërkojnë të marrin tokë të Serbisë.

“Kur e kemi marrë qeverinë na akuzonit se mund ta vendosim kufirin në Ibër kurse tash po flisni se qysh t’i marrim disa toka në kuadër të Ujmanit në Serbi, tash po doni edhe të hyni në Serbi. Vërejeni vetën sa shumë keni ndryshuar dhe kjo është rezultat i punës tonë. Tash nuk po thoni se shkoi Mitrovica por po hyni në Serbi”, ka thënë ai.

Selmanaj ka thënë se kjo qeveri nuk ka mbajtur takime në Kopaonik, për të cilat akuzohej se i ka mbajtur Qeveria Kurti.

“Nuk kemi shkelë asnjëherë Kushtetutën, nuk kemi kërcënuar gjyqtarë dhe nuk kemi organizuar protesta, nuk kemi marrë teste nga Serbia, nuk kemi ndërtuar teori konspirative, nuk kemi fyer dhe gënjyer emisarët amerikanë, nuk e kemi izoluar Kosovën, nuk i kemi vënë sanksione, nuk kemi afera korruptive, nuk kemi mbajtë takime në Kopaonik”, tha ai./Gazeta Sinjali/