image Selimi: Le të kuptohet se çfarë marrëveshjesh nënshkruheshin dikur

Politikë

Selimi: Le të kuptohet se çfarë marrëveshjesh nënshkruheshin dikur

news image

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti Selimi ka deklaruar se tani po kuptohen më së miri përmasat e gabimeve të nënshkrimit të marrëveshjeve të 2013 dhe 2015.

Selimi iu është referuar integrimit të MUP-it dhe marrëveshjes me Zajedincën, ku ka thënë se duhet “të kuptohet se çfarë marrëveshjesh nënshkruheshin dikur”.

Postimi i plotë:

LE TË KUPTOHET (për ata që s’e kanë kuptuar më herët) SE ÇFARË MARRËVESHJESH NËNSHKRUHESHIN DIKUR

Tash po kuptohen më së miri përmasat e gabimeve të nënshkrimit të marrëveshjeve të 2013 dhe 2015 lidhur me integrimin e MUP-it të serbisë në Policinë e Kosovës si dhe marrëveshjen për Zajednicën.

Në emer të “integrimit” të serbëve në Policinë e Kosovës, atëherë poashtu me marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, MUP-i i serbisë që vepronte në Kosovë si dhe strukturat e tjera ilegale u futën në Policinë e Kosovës duke krijuar edhe një Regjion të veçantë të Policisë në veri i mbështetur mbi baza etnike, në krye të së cilit u vu më i besuari i serbisë Nenad Gjuriq.

Pikërisht duke qenë i besuari i Serbisë dhe vetëm për këtë arsye vie kaq i ashpër reagimi i Serbisë në mbrojtje të tij. 

Po ashtu, në atë kohë Qeveria e atëhershme e Kosoves “u kujdes” që përmes shumicës parlamentare të asaj kohe, të amnistojë të gjithë kriminelët që kishin kryer krime në emër të strukturave ilegale në veri.

Vetë kushtëzimi i Serbisë dhe i strukturave ilegale ne veri për implementinin e marrëveshjes për Zajednicën tregon më së miri ai nënshkrim ishte në favor të Serbisë dhe kundër sovranitetit të Kosovës.

Duket paradoksale por është realitet që sot Serbia kërkon respektimin e nënshkrimit të (kryeministrit të atëhershëm) Isa Mustafës-nënshkrim i cili u vu mbi marrëveshjen për krijimin e Zajednicës në Kosovë.

Ne kishim të drejtë që i kundërshtuam ato, në Kuvend apo në sheshet e Kosovës.’

/GazetaSinjali/