image Selimi: Kosova nuk paguan për vizitat e të dashurave jashtëmartesore të të akuzuarve të Speciales

Kosovë

Selimi: Kosova nuk paguan për vizitat e të dashurave jashtëmartesore të të akuzuarve të Speciales

news image

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i ka quajtur të pavërteta dhe të paqëndrueshme lajmet e disa mediave dje se Kosova do të paguajë edhe për vizitat e të dashurave jashtëmartesore të të akuzuarve të Speciales.

Selimi ka thënë se sipas legjislacionit tonë, përcaktohet se bashkësia jashtëmartësore është marrëdhënie faktike midis burrit dhe gruas të cilët jetojnë në çift, dhe si e tillë kjo bashkësi, është e barabart me statusin martesor andaj edhe ligji e njeh si familje.

“Për hir të opinionit publik, më poshtë gjeni sqarimin lidhur me lajmin e publikuar gjatë ditës së djeshme se shteti do të paguajë për vizitat e lidhjeve jashtëmartesore përtej familjarëve për të akuzuarit potencialë nga Gjykata Speciale. Kjo nuk qëndron dhe është e pavërtetë”, ka shkruar Selimi ndër tjerash. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/153956376338815