Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar për marrëdhëniet me SHBA-në, ka theksuar se Amerika nuk i prish punët me Kosovën për shkak të taksës.
“Kosova dhe Amerika nuk i prishin raportet për shkak të taksës, por raportet nuk rregullohen vetëm me taksën siç po shpreheni ju. Nëse po pretendoni që jeni të brengosur sepse nuk jeni, dua të ju kujtoj që SHBA-ja nuk janë për një shtet mafioz, për një shtet të korruptuar e me nepotizëm, këto shpesh i keni bërë kur keni qenë në pushtet”, ka thënë Selimi
Ai ka theksuar se ideologu për copëzimin e tokës së Kosovës bashkë me Vuçiq është Thaçi pasi ai para dy vitesh ka vendosur në tyrezë të dialogut ndarjen e Kosovës.
“Ideologu i copëzimit të tokës së Kosovës bashkë me Vuçiq është Hashim Thaci i cili në tryezë të dialogut bëri dëm të madh”, është shprehur Selimi./ Gazeta Sinjali/