Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur amerikane Selena Gomez, ka publikuar videoklipin e këngës “Lose You To Love Me”.
Klipi i kësaj kënge është publikuar në kanalin zyrtar të artistes në YouTube dhe qysh në orët e para ka marrë mbi katër milionë klikime, transmeton Gazeta Sinjali.
Fansat e këngëtares janë të bindur që kënga i dedikohet ish të dashurit të saj Justin Bieber, pasi që teksti flet për një lidhje dashurie toksike.
Megjithatë këtyre fjalëve ka vendosur të mos ju përgjigjet Selena./Gazeta Sinjali/