image Sekuestrohen 7 kg kokainë në Portin e Durrësit

Shqipëri

Sekuestrohen 7 kg kokainë në Portin e Durrësit

news image

Shtatë kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Policia në Portin e Durrësit këtë të premte, duke shënuar një tjetër rast të përpjekjes për trafikim të lëndëve narkotike në port.

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se pas kërkimeve dhe gjetjes së kokainës në një kontejner të ngarkuar me prodhime deti që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë, Policia tha se ka arrestuar administratorin e firmës ku do mbërrinte kontejneri, i identifikuar me inicialet D.D., 35 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në vendkalimin e kontrrollit kufitar Port, Durrës.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Urbanor”.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidentojnë dhe godasin një rast të tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike. 

Arrestohet në flagrancë administratori i firmës ku do mbërrinte kontenieri.

Sekuestrohet një sasi rreth 7 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me prodhime deti që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në pjesën e kapakëve të ventilimit u gjetën pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë rreth 7 kg dhe një GPS, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 35 vjeç, banues në Tiranë (administratori i firmës ku do mbërrinte kontenieri).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

May be an image of phone, indoor and text that says '6.95 TALPRICE 4'

/Gazeta Sinjali/