image Sekuestrohen 3 ton kokainë në Holandë

Botë

Sekuestrohen 3 ton kokainë në Holandë

news image

Autoritetet Holandeze gjatë ditës së djeshme kanë sekuestruar tre ton kokainë, në një nga aksionet më të mëdhenj të realizuar në portin e Roterdamit.

Kokaina ishte gjetur brenda një kontejneri me banane në portin e Roterdamit.

Kokaina ishte nisur nga Ekuadori dhe si destinacion përfundimtar, dyshohet se kishte Bazelin e Zvicrës.

Në mars, zyrtarët konfiskuan 4 ton drogë të fshehur në një kontejner që mbërriti gjithashtu nga Ekuadori./Gazeta Sinjali/