image Aktivistët e klimës u arrestuan pasi bllokuan avionët privatë në aeroportin e Amsterdamit
[wp-story id="814678"]

Botë

Aktivistët e klimës u arrestuan pasi bllokuan avionët privatë në aeroportin e Amsterdamit

news image

Mbi 200 aktivistë të GreenPeace dhe Extinction Rebellion, janë arrestuar të shtunën pasdite në aeroportin Schiphol-East në Holandë, nga ku ngriten dhe zbresin aeroplanët privatë.

Sipas zëdhënësit të policisë Marehauz, është numri më i madh i të arrestuarve që ndonjëherë janë prangosur në aeroportin e Schipolit.

Për t’i kapur ishin angazhuar qindra ushtarë e policë, kurse demonstruesit janë dërguar në lokacione të ndryshme të aeroportit dhe përreth tij.

Disa prej aktivistëve janë legjitimuar e disa jo, pasi jo të gjithë kishin letërnjoftime me vete.

“E kuptojmë këtë me seriozitet të madh. Gjykata do të merr vendim dhe do të mësojmë se çfarë do të ndodhë me ta”, shtoi zëdhënësi i policisë.

Të shtunën rreth orës 13, ambientalistët u futën në pistë dhe morën pozicionet e tyre tek aeroplanët private për t’i parandaluar të fluturojnë. Disa prej tyre kanë lidhur veten me zinxhirë në aeroplanë.

Aktivistët e GreenPeace u ngjitën në objekte duke përdorur shkallët mobile, 500 prej tyre tentuan të ndalin aeroplanët që të ngritën në ajër. Disa prej tyre vozisnin biçikleta.

GreenPeace në kumtesën e tyre kanë bërë të ditur se janë “të shokuar me dhunën e panevojshme”, ku gjatë arrestimit të aktivistëve është lënduar njëri prej tyre në kokë.

E kryetarja e qytetit Harlemmermeer, Marianne Schuurmans që përfshin aeroportin e Schipolit, ka kritikuar protestën.

“Kjo nuk ka fare lidhje me demonstrata. Ky veprim është i ndaluar, i rrezikshëm dhe i dënueshëm”, shtoi ajo.

/GazetaSinjali/