image Sekuestrohen 14 armë zyrtare të policëve pas ngjarjes tragjike në Zllatar

Siguri

Sekuestrohen 14 armë zyrtare të policëve pas ngjarjes tragjike në Zllatar

news image

Mbrëmë polici, Fatlum Mehmeti dyshohet se qëlloi aksidentalisht me armë zjarri kolegun e tij, Lirim Haxhollin, i cili u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Inspektorati Policor i Kosovës menjëherë ka marrë masa ndaj zyrtarëve policorë të cilët ishin të pranishëm në këtë rast.

Kurse, tani për Gazetën Sinjali, kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka konfirmuar se lidhur me këtë rast janë konfiskuar 14 armë zyrtare të policëve, e të cilat do të dërgohen për ekzaminim.

Janë sekuestruar 14 armë zyrtare dhe pritet të dërgohen për ekzaminim”, ka thënë Hodaj.

I dyshuari për vrasjen e viktimës, Fatlum Mehmeti u ndalua për 48-orë dhe u suspendua nga detyra.

Përveç Fatlum Mehmetit, IPK ka arrestuar edhe 5 zyrtarë të tjerë policorë, po ashtu IPK ka bërë të ditur se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit edhe për 9 zyrtarët tjerë policorë që ishin prezent në këtë rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.  

/GazetaSinjali/