Sekretari amerikan i Shtetit- Michael Pompeo, në një konferencë për media ka akuzuar qeveritë e Kinës dhe Iranit për cenzurimin e informacioneve në lidhje me shpërthimin e coronavirusit në vendet e tyre duke thënë se cenzura do të ketë pasoja vdekjeprurëse.
“Cenzurimi i informacioneve në lidhje më shpërthimin e coronavirusit në Kinë dhe Iran mund të ketë pasoja vdekjeprurëse”, është shprehur Pompeo.
Pompeo gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të fokusuar për të mësuar detajet e Coronavirusit në shtetet e Kinës dhe Iranit, për t’u mos u surprizuar më pas.
Ai tha se të gjitha shtetet që janë prekur me coronavirus duhet të japin informacione pa i fshehur ata dhe të bashkëpunojnë organizatat ndërkombëtare./ Gazeta Sinjali/
/