image Sekretari amerikan i shtetit deklarohet pas bisedës me Kurtin

Politikë

Sekretari amerikan i shtetit deklarohet pas bisedës me Kurtin

news image

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka telefonuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin kanë biseduar për strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë, raporton Gazeta Sinjalin.

Bliniken, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se e ka falënderuar Kurtin dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve.

Sipas tij, populli i Kosovës ka dëshmuar sërish gatishmërinë për të kontribuar në paqen globale.

“Në thirrjen time sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, falënderova qeverinë dhe popullin e Kosovës që pritën afganët në rrezik. Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikush ishin refugjatë vetë, përsëri kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale“, shkroi ai./Gazeta Sinjali/