Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar formimin e koalicionit të mundshëm mes ish-partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tha se e rëndësishme është që dy partitë të mendojnë mirë për Kosovën dhe zhvillimin e saj.
“Nëse do shkohet në koalicion është e rëndësishme të mendohet mirë për Kosovën, të mendohet mirë për zhvillimin e saj dhe që të gjendet një projekt që ofron forcat dhe nxjerr një projekt i cili ofron forcat dhe nxjerr energji të reja, kapacitete që të shfrytëzohen në mënyrë më të mirë të mundshme,” tha Sejdiu.
Sejdiu shtoi se është koha e sfidave të ndjeshme pasi sipas tij janë tema që janë hapur, por ende nuk janë mbyllur.
“Është koha e sfidave vërtet tepër të ndjeshme. Janë çështje të temave që janë hapur dhe nuk janë mbyllur. Fatkeqësisht unë them tema që nuk duhet të ishin hapur ashtu siç janë hapur. Çështja e parë është e papërfunduar e demarkacionit, është votuar, është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës por ka mbetur pjesa operative që duhet të bëhet gjoja edhe në bazë të një marrëveshje politike që unë nuk i besoj shumë. Çështja e dytë është që Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin e vet për asociacionin e komunave me shumicë serbe që është Antikushtetuese. Çështja e tretë është e dialogut me Serbinë,” tha ai./Gazeta Sinjali/