image Së shpejti fillon sezoni i dytë i filmit “P.S. I love you”

Showbiz/ Së shpejti fillon sezoni i dytë i filmit “P.S. I love you”

news image

Filmi “P.S. I love you” pritet që të rikthehet shumë shpejt në ekranet e kinemasë, me një sezon të ri.

Filmi flet për historinë e Holly-it, gruas që merrte çdo ditë letër të cilat përfundonin me nënshkrimin, “P.S.I Love You” nga burri i saj i vdekur, përgjatë gjithë vitit.

Sipas Variety, është marrë e drejta e autores së filmit, Cecelia Ahern dhe së shpejti do të ketë një vazhdim të tij.

Detajet ende nuk janë bërë të ditura përveç asaj se personazhi kryesor, Holly, 7 vite më pas pranon të tregojë historinë e saj në podcast-in e së motres.

Nuk dihet nëse edhe aktorët e tjerë do të jenë progtagonistë në sezonin e ri të filmit. ./Gazeta Sinjali/