Filmi “P.S. I love you” pritet që të rikthehet shumë shpejt në ekranet e kinemasë, me një sezon të ri.
Filmi flet për historinë e Holly-it, gruas që merrte çdo ditë letër të cilat përfundonin me nënshkrimin, “P.S.I Love You” nga burri i saj i vdekur, përgjatë gjithë vitit.
Sipas Variety, është marrë e drejta e autores së filmit, Cecelia Ahern dhe së shpejti do të ketë një vazhdim të tij.
Detajet ende nuk janë bërë të ditura përveç asaj se personazhi kryesor, Holly, 7 vite më pas pranon të tregojë historinë e saj në podcast-in e së motres.
Nuk dihet nëse edhe aktorët e tjerë do të jenë progtagonistë në sezonin e ri të filmit. ./Gazeta Sinjali/