image “Se di për sa kohë e kam pasur tumorin në kokë”, Adriana Matoshi flet për sëmundjen

Sociale

“Se di për sa kohë e kam pasur tumorin në kokë”, Adriana Matoshi flet për sëmundjen

news image

Pak javë pas operacionit Adriana Matoshi u rikthye në sallën e Kuvendit duke vazhduar normalisht jetën e saj.

Ajo ka folur për vështirësitë dhe gjërat e bukura me të cilat u përball në 2021-shin.

Krejt çka më kujtohet është takime me shumë njerëz, punë shumë. Kam folur shumë, takime me gra e vajza të dhunuara fizikisht e psikologjikisht, gra të keqtrajtuara, vizita në spital e në familje të varfra. Tubime me njerëz, fotografi me njerëz, telefonata, e-mail, shkolla me fëmijë, udhëtimi në Kosovë e Shqipëri për punë, familje shoqëri. Probleme, zgjedhje, pandemi, organizime, nervoz, vaj, të qeshura, intervista e seriale”, tha ajo në Klan Kosova.

Ajo ka folur edhe për sfidën më të vështirë të këtij viti, rikthimi i sëmundjes.

Nuk e di për sa kohë e kam pasur tumorin në kokë sepse unë vazhdimisht kam punuar dhe kam qenë shumë e lodhur. Nganjëherë kam fjetur më shumë dhe jam zgjuar e lodhur, nganjëherë nuk kam fjetur hiç dhe prapë e lodhur. Nuk jam ndal asnjëherë edhe pse nuk mundesha. Kah fundi nuk kisha artikulim të mirë, më humbte mendimi gjatë bisedave, isha gjysmë e fjetur, dhe krejt në fund kisha marramendje e mundim, me vinte nxehtë dhe më shtrëngonte koka prapa. I bëra kontrollat dhe më doli ajo çka e prisja”, tha ajo.

/GazetaSinjali/