Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta mbyllin çështjen e hapur mes vete për të vazhduar drejt rrugës për në BE.
Ai tha se në Berlin ka pasë takime të përbashkëta mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, gjë të cilën e vlerësoi si pozitive, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kjo ka qenë një shenjë e mirë, sepse ka pasë gjëra që kanë ecur përpara. Mendoj që te një pikë apo një tjetër do të vijë te përparimi, për shembull furnizimi me energji”, tha kancelari Scholz.
Ai tutje shtoi se është diçka që në fund kërkohet pragmatizëm në mënyrë që çështjet finale të zgjidhen në kuadër të dialogut. Sipas tij, qëllimi i gjithë kësaj është përafrimi me BE, duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura që ekzistojnë.
Kancelari gjerman foli edhe për Serbinë dhe politikën e saj të mosvendosjes së sanksioneve që po ndjek karshi Rusisë.