image Scholz: Vendeve të Ballkanit duhet t’u jepet përgjigje për perspektivën evropiane

Botë

Scholz: Vendeve të Ballkanit duhet t’u jepet përgjigje për perspektivën evropiane

news image

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, ka thënë se vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të iu jepet një përgjigje definitive sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian.

Scholz në një intervistë në televizionin gjerman ZDF tha se BE-ja është një bashkësi që ju takon vendeve demokratike.

“Bashkimi Evropian është një bashkësi që ju takon vendeve demokratike, që kanë si parim tregun e lirë dhe një sistem të qëndrueshëm të rregullave. Është koha që vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë interes për t’ju bashkuar BE-së të t’u japim përgjigje për perspektivën për të cilën bisedohet për një kohë të gjatë”.

Ai shtoi se tani tema kryesore është Ukraina.

Sipas tij duhet që të ndalet lufta dhe të mos eskalojë tutje, të shmanget vdekja e miliona njerëzve.

“Por, kjo nuk është pyetja tani. Tani çështja kryesore është që të mos lejojmë që lufta në Ukrainë të eskalojë edhe më tutje, që të shmangim vdekjen e miliona njerëzve. Gjithashtu edhe që për Ukrainën të krijohet një perspektivë e mirë e zhvillimit në mënyrë që ky vend të mos shkatërrohet plotësisht”.

/GazetaSinjali/