Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz është pjesë e interpelancës parlamentare në Bundestag.
I pari i qeverisë në Berlin, bëri të qartë mesazhet që do i ketë në samitin e madh që mbahet në kryeqytetin evropian mes liderëve evropian dhe atyre ballkanik.
“Kështu që në këto kohë të reja duhet të kemi qartësi. Tani është koha, ne e duam dhe neve na duhet Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kjo ishte porosia ime kur vizitova rajonin, dhe po të njëjtën porosi do e përcjelli në samitin e BE-së me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që do mbahet nesër në Bruksel“, tha Scholz.
Përveç kësaj, Scholz deklaroi se BE-ja pritet t’i thotë 27 herë “PO” që Ukrainës, t’i jepet statusi i vendit kandidat.