Trajneri i skuadrës së Juventusit, Maurizio Sarri, ka thënë se e gjithë vëmendja e tij është në ndeshjen ndaj Spalit, e jo atë të Interit.
Sipas asaj që raportojnë mediat botërore, Sarri ka thënë se dëshiron t’i fitojë ndeshjet një nga një, transmeton Gazeta Sinjali.
“Nuk dua t’ia di për javën e ardhshme dhe për lojtarët që mund të mungojnë ndaj Interit nëse ndëshkohen me kartonë. Fokusi i plotë duhet të jetë te ndeshja nesër ndaj Spal. Dua t’i marrim ndeshjet një nga një”, citohet të ketë thënë trajneri Italian.
Skuadra e Juventusit pasditen e nesërme do të ndeshet me skuadrën e Spalit./Gazeta Sinjali/