image Santo edhe më afër shkarkimit, ja kandidatët për ta zëvendësuar

Futboll

Santo edhe më afër shkarkimit, ja kandidatët për ta zëvendësuar

news image

Trajneri i Tottenhamit, Nuno Espirito Santo, është shumë afër shkarkimit, sipas “The Telegraph”, përcjell Sinjali Sport.

“Spurs”-at humbën 0-3 ndaj Manchester United të shtunën dhe duke i shtuar edhe disfatat ndaj Vitesses, Crystal Palace-t dhe West Hamit, ka ndikuar që bordi drejtues të humbasë besimin ndaj portugezit.

Londinezët janë në një situatë delikate edhe në Ligën e Konferencës, pasi kanë vetëm 4 pikë dhe janë të tretët në grup. Fillimi i keq i sezonit nuk kishte krijuar dyshime për punën e trajnerit, por loja e shëmtuar ndaj “Djajve të Kuq” dhe reagimi i publikut kanë bërë që situata të shpërthejë.

Sergio Conceiçao, trajneri i Portos, është ai që i pëlqen më shumë bordit për të zëvendësuar Nunon. Në listë është edhe bashkatdhetari i tij, Paulo Fonseca. Megjithatë, vendimi mund të mos jetë i menjëhershëm. Levy mendon t’i japë një ultimatum: kjo javë do të jetë kyçe me përballjet me Vittesen në Ligën e Konferencës dhe kundër Evertonit në Premier League.

Në Angli është raportuar se drejtuesit e Tottenhamit tashmë kanë kontaktuar Antonio Conten. Klubi anglez provoi nënshkrimin e tij verën e kaluar, por trajneri italian e refuzoi ofertën. Conte është gjithashtu i interesuar për të marrë drejtimin e Manchester United. /Gazeta Sinjali Sporti/