image Santea 'pushtohet' nga bërlloku, qytetarët i reagojnë ashpër Ahmetit

Kosovë

Santea ‘pushtohet’ nga bërlloku, qytetarët i reagojnë ashpër Ahmetit

news image

Ndonëse tashmë ekzistojnë vendet adekuate për hudhjen e mbeturinave, ato po vazhdojnë të mbesin problematike për kryeqytetin, shkruan Gazeta Sinjali.

Në disa pamje të publikuara nga një qytetar mbeturinat kanë pushtuar një pjesë të rrugës tek Santea. Madje, siç shihet në këto pamje, kontejnerët për mbeturina janë të pamjaftueshëm për këtë zonë.

Qytetari i cili ka publikuar këtë fotografi ka etiketuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke i theksuar atij se “Prishtinën nuk duan kështu”. /Gazeta Sinjali/