image Sancho falënderues për Dortmundin, komenton të ardhmen e tij

Futboll

Sancho falënderues për Dortmundin, komenton të ardhmen e tij

news image

Jadon Sancho ka komentuar të ardhmen e tij, pas paraqitjes fantastike ndaj Leipzigut, ku realizoi dy gola, shkruan Sinjali Sport.

Jadon Sancho e pranon se nuk mund të thotë me siguri se çfarë do të ketë e ardhmja për të, por këmbëngul se ai është i lumtur në Borussia Dortmund.

Ylli anglez ka qenë prej kohësh një prioritet kryesor i transferimeve për Djajtë e Kuq, por Dortmundi i ka refuzuar disa herë ofertat e tyre.

Por, Sancho mund të jetë në dispozicion për një tarifë prej rreth 90 milionë euro, megjithëse mbetet për të parë nëse Unitedi mund të përputhet me këtë vlerësim për shkak të efekteve financiare të pandemisë së coronavirusit.

Për të ardhmen e tij ka folur edhe vet Sancho, i cili ka thënë se nuk e di çfarë do të ndodhë, por se është i lumtur te klubi gjerman.

“Unë nuk e di çfarë do të ndodh me të ardhmen time”, ka thënë fillimisht 21-vjeçari për ESPN pasi shënoi dy herë në fitoren e ekipit të tij 3-2 ndaj RB Leipzig.

Sancho ‘vodhi vëmendjen’ me një pasim magjik me thembër dhe pastaj shënoi golin e fitores ndaj RB Leipzig

 “Jam shumë i lumtur këtu në Dortmund për momentin. Unë e dua klubin, tifozët dhe ekipin”.

Ata më dhanë fillimin tim të parë profesional. Tifozët më motivojnë dhe më shtyjnë deri në kufij”, përfundoi ylli anglez. /Gazeta Sinjali Sporti/