image Zyrtare: Niklas Sule transferohet te Dortmundi

Futboll

Zyrtare: Niklas Sule transferohet te Dortmundi

news image

Borussia Dortmund ka njoftuar për transferimin më të ri.

Skuadra e Dortmund ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Bayern Munich, Niklas Sule.

Skuadra ‘Verdh e Zi’ bën të ditur se kanë marrë nënshkrimin e Sule për edicionin 2022/23.

Sule do të mbetet pa kontratë te Bayerni dhe do të shkojë te rivalët e tyre falas.

Nuk dihen detajet e marrëveshjes, por pritet që gjermani të ketë pagë më të lartë sesa te Bayerni. /Gazeta Sinjali Sporti/