image Dortmund i jep ultimatum Haalandit, ofron dyfishin e pagës për t'ia rinovuar kontratën

Futboll

Dortmund i jep ultimatum Haalandit, ofron dyfishin e pagës për t’ia rinovuar kontratën

news image

Borussia e Dortmundit i ka bërë një ultimatum yllit të ekipit, Erling Haaland.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja gjermane “BILD”, klubi i Bundesligës i ka bërë një ultimatum norvegjezit që të vendosë për të ardhmen e tij brenda muajit shkurt.

Verdhezinjtë janë duke bërë gjithashtu një ofertë të madhe për të bindur bomberin që të qëndrojë së paku edhe për disa vite me atë fanellë.

Ideja për të bindur 21-vjeçarin është se Dortmundi do të dyfishojë pagën e tij deri në 16 milionë euro në sezon dhe në bashkëpunim me sponsorin “Puma” që do të ofrojë 8 milionë euro pritet që norvegjezi në total të përfitojë plot 24 milionë euro në sezon.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që Haaland të refuzojë këtë ofertë për të pranuar një mes Manchester United ose Real Madrid. /Gazeta Sinjali Sporti/