image Dortmund deklasohet nga Bayer Leverkusen, humb hapin për titull

Futboll

Dortmund deklasohet nga Bayer Leverkusen, humb hapin për titull

news image

Borussia Dortmund është demoluar në xhiron e 21-të në Bundesliga nga Bayer Leverkusen, transmeton Sinjali Sport.

Leverkuseni e mposhti Dortmundin në shtëpinë e saj me rezultat bindës 2-5.

Dy autogola hapën ndeshjen me Akanjin që shënoi në portën e Dortmundit, kurse Frimpong të Leverkusenit.

Më pas Wirtz, Andrich, Tach dhe Diaby shënuan për ta thelluar epërsinë e mysafirëve.

Ndërsa për golin e nderit e atë të fundit u përkujdes Tigges te vendasit.

Me këtë humbje, Borussia mbetet në vendin e dytë me 43 pikë, por që lideri, Bayerni i ka ikur me 52 pikë.

Në anën tjetër kjo fitore e sheh Bayerin në vendin e tretë me 38 pikë të grumbulluara. /Gazeta Sinjali Sporti/