image Sanchez në dyshim për Copa America

Futboll

Sanchez në dyshim për Copa America

news image

Telashe të reja për sulmuesin e Interit, Alexis Sanchez, raporton Sinjali Sport.

Në seancën e fundit stërvitore të Kilit, siç raportojnë media të ndryshme lokale, sulmuesi i Interit ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë dhe prezenca e tij në ndeshjen e parë në Copa America, në program të hënën kundër Argjentinës, është në dyshim.

Një problem i madh ky për Kilin, që është e detyruar të luajë edhe pa një lojtar tjetër të rëndësishëm si Arturo Vidal, që është shëruar prej pak kohësh nga koronavirusi.

Stafi mjekësor ka programuar menjëherë ekzaminime më të detajuara për të bërë një vlerësim më të qartë të shkallës së dëmtimit, por është e qartë se me vetëm 1 ditë në dispozicion, përqindja e mundësive për të parë në fushë Sanchezin kundër Messit me shokë është shumë e ulët. /Gazeta Sinjali Sporti/