image Samiti i radhës në shtator, Macron fton Kosovën dhe Serbinë në dialog

Botë

Samiti i radhës në shtator, Macron fton Kosovën dhe Serbinë në dialog

news image

Franca dhe Gjermania vazhdojnë angazhimin për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tavolinën e dialogut.

Samiti i radhës mes Prishtinës dhe Beogradit do të zhvillohet pas tre muajsh në shtator, ka bërë të ditur Kurir nëpërmjet burimeve diplomatike.

Një prej opsioneve ishte që takimi mes përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë të mbahet nën kryesimin e BE-së dhe të zhvillohet në korrik.

Mirëpo, për momentin është e vështirë që kjo të ndodh për shkak të gjendjes me COVID-19 dhe vazhdimit të ndalesës së fluturimeve në shtete të ndryshme.

“Evropa do ta kryesojë atë dialog, në fakt Gjermania dhe Franca. Këto dy shtete dëshirojnë të luajnë rol kryesor në organizimin e samitit që është duke u vonuar që një vit. Gjermania dhe Franca dëshirojnë të kenë ndikim”, tha një burim i Kurir.

“Sipas gjitha gjasave ky samit do të mbahet në tre muajt e ardhshëm. Të gjithë tani do të mundohen të ushtrojnë preson. Nëse SHBA-të e kryesojnë dialogun, theksi do të ishte tek korrigjimi i kufijve. Po, SHBA do të jenë të përfshira, por ata tani i kanë problemet e tyre. Priten negociata më intensive pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, do të thotë pas 21 qershorit”, shtoi ai./ Gazeta Sinjali/