image Sami Kurteshi mohon se e sulmoi fizikisht zyrtarin e KQZ-së

Politikë

Sami Kurteshi mohon se e sulmoi fizikisht zyrtarin e KQZ-së

news image

Gjatë ditës së sotme në media u raportua se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar  fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka kontaktuar me Kurteshin dhe i njëjti ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo, nuk është e vërtetë. Është gënjeshtër”, ka thënë shkurtimisht Kurteshi për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/